Dashi
Pas një periudhe goxha delikate, sot ju që jeni në një lidhje do ndjeheni disi më të qetë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni ti rregulloni me çdo lloj mënyrë. Financat do vinë drejt përmisimit.

Demi
Duhet të keni durim dhe shumë dëshirë për të rregulluar të gjitha problemet që keni pasur në jetën në çift. Nëse ndjenjat janë ende të forta do i keni më të thjeshta gjërat. Disa ditë pushimë do ju bëjnë shumë mirë,sepse financat janë mirë.

Binjaket
Ditë e ekuilibruar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni të duruar dhe herë pas herë do hapni rrugë në mënyrë që gjerat të ecin si duhet. Keni shumë shpenzime këto ditë,që janë të pa evitueshme.

Gaforrja
Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të drejtpërdrejtë me personat që kanë në krah sepse përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet. Beqarët ka mundësi të dashurohen me personin e gabuar sot.Prisnji një shpërblim nga puna e lodhshme e disa muajve të fundit.

Luani
Ndjenjat për partnerin do jenë edhe me të mëdha gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër do gjeni edhe mënyrën e duhur për t’i shprehur dhe do e bëni partnerin të lumtur.Një udhëtim i papritur do tju prishë sado pak ekuilibrin që keni krijuar.

Virgjeresha
Dëgjojeni gjatë gjithë kohës sot atë që keni në krah dhe mos bëni të kundërtën e saj që ju thotë nëse nuk doni që të lindin vështirësi e probleme. Në planin financiar tregohuni realistë dhe të kujdesshëm.Një debat në punë do ju bëj të reflektoni që po shpenzoni shumë energji së fundmi.

Peshorja
Do keni disa përplasje me partnerin tuaj gjatë kësaj dite megjithatë nuk do shqetësoheni nga kjo. Pas mesditës klima do fillojë dalëngadalë të ngrohet. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi,shmangni shpenzimet e tepërta.Kujdes.

Akrepi
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, por kohet e fundit ju kanë dale disa probleme të vogla, mirë është të mundoheni t’iu gjeni zgjidhje të shpejtë dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Fokusimi më i madhë do jetë në punën tuaj,që së fundmi e keni lënë pasdore disi.

Shigjetari
Ditë e shkëlqyer për të marrë vendime të rëndësishme mbi jetën tuaj në çift kjo e sotmja. Gjithsesi mendohuni disa herë para se të veproni. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm dhe mos kryeni investime të pamenduara.
Bricjapi
Do afroheni edhe më shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe do diskutoni gjërë e gjatë për çdo lloj teme që do iu vijë në mendje. Buxheti do jete i mire për pjesën më të madhe. Kushtojini më shumë kohë vetes.

Ujori
Tregohuni të sinqertë sot me atë që keni në krah dhe mos i mbani asnjë të fshehtë. Kjo do e shtojë besimin e tij tek ju dhe do ua rritë piket. Mbajini këmbët mbi toke sepse shumë shpejt mund të pendoheni nga veprimet e kryera.Ndikimi i mirë i yjeve do të jetë në financat tuaja.

Peshqit
Gjatë kësaj dite të bekuar nga yjet gjithçka do shkojë më se miri. Do merrni iniciativa, do komunikoni më ngrohet dhe do e shfrytëzoni deri ne maksimum çdo moment qe do jeni pranë partnerit. Beqarët janë rehat dhe nuk do bëjnë përpjekje për më tej.Financat janë në favorin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: