DASHI
Rrethanat e ditës së sotme do të bllokojnë një nismë tuajën. Tregohuni të mençur dhe përpiquni të përfitoni në çdo mënyrë. Është kohë e mirë për të pushuar dhe për të kaluar kohë me familjarët e afërt.
DEMI
Nevoja juaj për qetësi dhe pushim do të bëhet më e fortë. Qëndrimi me familjen tuaj mund të rezultojë diçka më e rëndësishme se sa të qëndroni me miqtë tuaj.
BINJAKET
Po e impononi vetën të bëni diçka, që nuk është në tipin tuaj, diçka që nuk ka për të ndodhur kurrë as në të ardhmen tuaj, prandaj mos vazhdoni më të insistoni.
GAFORRJA
Kjo është një ditë e mirë për të pushuar, nëse jeni të lodhur nga lëvizjet dhe surprizat. Ju mund të dilni për shëtitje, të vizitoni vende që nuk i keni parë më parë apo të vizitoni të afërmit tuaj.
LUANI
Ka shumë mundësi që komunikimi në çift të ftohet shumë gjatë gjithë kësaj dite. Kjo do nxitë debatet e mosmarrëveshjet dhe do ju bëjë të jeni gjithë kohës në tension.
VIRGJERESHA
Është një ditë plot mundësi të mëdha për të bërë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj, prandaj mos i humbisni këto mundësi nga dembelizmi. Do ishte vërtet mëkat të mos i shfrytëzoni këto mundësi që fati po ju jep, pasi është vërtetë ajo që ju keni ëndërruar gjithë jetën.
PESHORJA
Dita e sotme do të nisë me ritmin e duhur, edhe pse ju jeni të ndrydhur për shkak të situatave që keni kaluar disa ditë më parë. Njerëzit pranë jush do ju këshillojnë të jeni më të zellshëm dhe më guximtarë, por ju do të vazhdoni ritmin tuaj.
AKREPI
Sot do të merreni me disa punë, të cilave nuk do t’u shpëtoni dot. Punët mund të kenë të bëjnë me shtëpinë, ndihmën ndaj të tjerëve, ose angazhime nga puna. Këshillohet që sot të merreni seriozisht me probleme të vogla shëndetësore.
SHIGJETARI
Nëse nuk keni impenjime pune sot, përpiquni të qëndroni pranë familjes suaj ose miqve, të cilët për shkak të punës impenjative keni kohë pa i takuar. Ndonjëherë duhet të lini mënjanë punën për të qëndruar pranë njerëzve që ju duan.
BRICJAPI
Tregohuni të kujdesshëm sot ju që jeni në një lidhje, sepse disa persona do mundohen t’ju prishin punë. Mos i lejoni ata të bëjnë asnjë hap, sepse më pas do ju vijë edhe shkatërrimi.
UJORI
Rrethanat e ditës së sotme do të përcaktojnë mënyrën tuaj të veprimit. Ju do të udhëhiqeni nga ndjenja e detyrës, ose nga frika dhe mund të bëni një hap të gabuar. Sot është një ditë e mirë për të punuar me durim dhe përulësi, mendoni çdo veprim tuajin dhe mos u nxitoni, nëse nuk jeni të sigurt për diçka.

PESHQIT
Keni filluar një impenjim me dikë, përpiquni t’i përkushtoheni më shumë detyrës suaj dhe të mos humbisni asnjë takim. Është moment shumë i rëndësishëm për të ecur në biznesin tuaj, prandaj lëreni mënjanë çdo impenjim të vjetër dhe përkushtojuni totalisht punës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb