ITALI- Një ngjarje horror është regjistruar në provincën e Vareses në Itali. 32-vjeçarja shqiptare Mariana Preducaj është therur me thikë në gjumë nga bashkëshorti i saj Gjin Preducaj, për arsye që ende mbeten mister.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, në apartamentin ku jetonte çifti shqiptar bashkë me dy fëmijët e tyre, 3 dhe 11 vjeç.

Sipas mediave italiane, viktima ishte duke fjetur në krevat me djalin e saj 3-vjeçar, kur 42-vjeçari e ka qëlluar në fyt me një thikë 30 cm të gjatë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas burri kishte telefonuar motrën e tij, të cilës i kishte thënë vetëm dy fjalë,“Gjithçka mbaroi”.

Fill pas krimit, karabinierët kanë arritur të arrestojnë në flagrancë Preducajn, i cili pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor i çështjes ka pranuar krimin.

Nga ana tjetër, fqinjët e çiftit të shqiptarëve pohojnë se nuk kishin dëgjuar asnjë zhurmë nga apartamenti i tyre.

“Ishin një familje e qetë. Si kemi dëgjuar asnjëherë të bënin fjalë, për 10 vite rresht.”, – janë shprehur fqinjët e emigrantëve shqiptarë.

Sakaq, autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: