SHKUP- Skena të denja për një film hollivudian ka ndodhur sot në Shkup. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30.

Sipas mediave maqedonase, bëhet e ditur se një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, gjatë rezistencës ndaj policisë, në bashkëpunim me tre të rinj, i janë sulur me sëpatë efektivëve, duke plagosur dy prej tyre.

Në ndihmë të të riut kanë shkuar 24-vjeçari A.A,. 19-vjeçari R.B., dhe një 16-vjeçar. Sakaq, ata janë arrestuar fill pas sulmit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: