Shpenzimet ushtarake të Uashingtonit si pjesë e operacionit amerikan dhe izraelit kundër Iranit kanë arritur në 29 miliardë dollarë deri më sot.

Kjo është deklaruar nga drejtori financiar i Pentagonit, Jules Horst.

Ai vuri në dukje se kjo shumë përfshin rinovimin, riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve ushtarake, si dhe kostot operative.

Horst theksoi se shpenzimet u rritën me 4 miliardë dollarë krahasuar me shifrën e shpallur në fund të muajit të kaluar.

Duhet theksuar se në fund të prillit, Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se shpenzimet e SHBA-së për operacionin ushtarak kundër Iranit arritën në 25 miliardë dollarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb