Një grua 71-vjeçare ka ngritur padi ndaj një mjeku 91-vjeçar, duke e akuzuar se, gjatë një procedure inseminimi artificial në vitin 1982, ka përdorur spermën e tij për të ngjizur djalin e saj, pa dijeninë dhe pëlqimin e saj. Mary Ellen Lukezick kishte besuar për më shumë se katër dekada se djali i saj ishte ngjizur me spermën e një dhuruesi, të përshkruar në atë kohë si një student i ri dhe i shëndetshëm i mjekësisë.
E vërteta dyshohet se doli në pah në dhjetor të vitit 2024, kur Joseph Laedtka Heider, sot 43 vjeç, kreu një test ADN-je për prejardhjen në Ancestry.com. Rezultatet zbuluan lidhje gjenetike me familjen e doktorit Frederick Dettmann dhe, sipas padisë, treguan se ai ishte babai biologjik i Josephit.
Më tej, testi zbuloi edhe nëntë gjysmë-vëllezër të tjerë, duke ngritur dyshime se rasti mund të mos jetë i izoluar. Sipas padisë, Lukezick ishte paciente e Dettmann në vitin 1982 dhe, pas vështirësive për të pasur fëmijë, mjeku i kishte rekomanduar inseminimin artificial. Padia u depozitua më 6 gusht, ndërsa avokatët e nënë e bir kanë deklaruar se gjatë përgatitjes së çështjes kanë dalë në pah edhe gra të tjera që pretendojnë se kanë pasur përvoja shqetësuese me mjekun, disa prej të cilave datojnë që nga vitet 1970.
Dettmann, i cili tashmë është në pension, i mohon akuzat përmes avokatëve të tij. Rasti ka rikthyer gjithashtu në vëmendje një incident të vitit 1985, kur Dettmann ishte akuzuar për sulm ndaj një gruaje gjatë një ekzaminimi gjinekologjik. Në atë kohë nuk u ngritën akuza, pasi autoritetet e konsideruan të vështirë provimin e pretendimit. Hetimi dhe procesi gjyqësor pritet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si është kryer procedura e inseminimit dhe nëse ka pasur raste të tjera të ngjashme.
🇺🇸 A former OB-GYN is being sued after DNA testing suggested he secretly used his own sperm to impregnate a fertility patient.
Mary Ellen Lukezich believed she had received donated sperm from a medical student during treatment in the 1980s.
Decades later, her son’s DNA test… pic.twitter.com/Qeq5yhGvAu
— NewsForce (@Newsforce) August 11, 2026
