Një tjetër version del në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesnatës së djeshme në Kavajë, mes një çifti biznesmenësh, ku të dy përfunduan të plagosur.
Tezja e Kastriot Demës, Sedija, e cila është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ pohoi se ky ishte një kurth që i ishte bërë nipit të saj nga ish-partnerja.
Sipas tezes, kanë qenë Carlota dhe punonjësit ata që kanë sulmuar Kastriotin. Mes të tjerash ajo tha se investimi në hotel ishte bërë me para të përbashkëta.
“Ajo ka qenë e mbledhur duke bërë një kurth për nipin tim. Kuzhinieri që ajo e mban, ka hyrë nga ballkoni i dhomës me çelës të madh dhe ka thyer xhamin. Nipi ka dashur të dalë në derë, dhe aty e ka pritur Carlota dhe dy të tjerët. Më pas ai u përpoq të ikte, aty në banjo, është hedhure nga shkallët dhe ka shkuar në shtëpinë e kushëririt. Ajo ka fshirë dhe DVR-në e kamerave. Pretendohet nga zonja se ai i ka dhunuar sikur ka qenë Herkuli. Kastrioti ka qëndruar 6 muaj në një dhomë. Carlota mori dhe rrëmbeu fëmijët prej 1 viti e gjysmë. Ajo është denoncuar në Itali. Ata kanë pasur grindje në bashkëjetesën e tyre. Kastrioti ka filmuar një video para ngjarjes. Ka ndodhur 20-30 minuta para ngjarjes. Ai ka telefonuar dhe policinë që të shmangte ngjarjen. Kastrioti pasi ata e kanë provokuar, ka hyrë në dhomë dhe më pas është fshehur në banjo. Bashkëjetesa e tyre ka qenë e mirë deri në 2017, për arsye të tyre ata kanë pasur probleme. Të tre nipërit e mi, bashkë me dy vëllezërit e Kastriotit, i kanë mbledhur ato të ardhura dhe ia kanë dhënë djalit. Ky investim është 50/50. Nuk janë vetëm të Carlotës, pasi ata kanë punuar në Itali. Ky është kurth i thurur, kur në spital erdhi fletë-arresti, kur Kastrioti ishte duke vdekur, dhe nuk e mori kush në pyetje. Carlota mund të shpiki, dua të shoh thikën që ka goditur nipi im atë. Po DVR-në Kastrioti e dha??! Carlota mbrohej nga dikush. Biznesin e administron ajo, me një prokurë që është dhënë nga Kastrioti. Kati i fundit është shtëpia e Kastriotit, ku Carlota rri ende brenda, pasi nuk kemi nxjerrë ndihmën e policisë që ta nxjerrë jashtë. Ajo rrëmben fëmijët, ikën kur do dhe i braktis. Fëmijët i mori nëna dhe babai i Carlotës, nga Durrësi me makinë. Se si e kaluan kufirin pa prokurë, se dimë.”, tha ajo.
(BalkanWeb)
