Kronikat e zeza shpesh kanë në qendër histori të grave që dhunohen fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshortët e tyre apo partnerët.

Por pak flitet për anën tjetër të historisë. Jo gjithmonë historia e pretenduar nga femrat është e vërtetë.

Për inate apo interesa të ndryshme bashkëshortët e tyre kalojnë muaj në paraburgim derisa e vërteta doli ne dritë. Kjo ishte edhe ajo që ndodhi me Kastriot Demën. Në 29 janar të këtij viti ai u arrestua me bujë si i dyshuar për plagosjen me thikë te bashkëshortes se tij Karlotës.

Pas rreth 10 muajsh betejë gjyqësore ai fitoi pafajësinë… Ka qenë vetë Kastrioti i cili tashmë ka fituar pafajësinë, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Italia që tregoi se bashkëshortja e tij ka manipuluar situatën tek autoritetet italiane dhe ai nuk mundet që të takojë fëmijët e tij.

Kastrioti theksoi se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e pafajësisë autoriteteve italiane, pasi ajo e e ka paraqitur Kastriotin si njeriun që kërkon të vrasë fëmijët e tij.

“Jam shumë i kënaqur që doli e vërteta. Edhe pse bëra 6 muaj arrest shtëpie dhe 1 muaj burg pa pasur asnjë lloj faji. Në fund ia dolëm. Ndërkohë ende edhe sot nuk i ka parë fëmijët. Në datën 10 kam ardhur në Itali. Aktualisht për mua ka rëndësi të shoh fëmijët. Zonja Carlota ka fituar një gjyq pa ditur unë asnjë gjë dhe ajo më ka përshkruar si një person që dua të keqtrajtoj fëmijët e mi. Sot me rëndësi është të rishikoj fëmijët dhe do të kthehem me patjetër në Shqipëri. Është e pamundur që me të gjitha provat zonja Carlota të jetë e lirë dhe unë këtë nuk e pranoj dhe do kërkoj drejtësi. Për fëmijët nuk kam mundësi sepse kam pasur një gjyq dhe nuk më kanë futur fare në sallë. Më kanë dhënë 1 muaj kohë për të parë dokumentacionin e pafajësisë. Nesër kam takim me asistenten sociale dhe psikologen për të parë situatën time sepse më ka përshkruar si personi që dua të vras fëmijët e mi. Unë jam dënuar padrejtësisht. Gjithë konflikti është për pronësinë. Në tokën time unë kam ndërtuar një resort me kursimet e mia si emigrant në Itali për 20 vite. Në këtë godinë ka investuar dhe Karlota duke blerë disa mobilie. Tani ajo pretendon pronësinë e gjithë godinës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb