Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se Kosova kanë hyrë në dialog me Serbinë që të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Kreu i qeverisë kosovare ka pohuar se qeveria që ai drejton nuk ka frikë që t’i qaset dialogut.

“Kjo qeveri nuk ka frikë t’i qaset dialogut e të ulet në tavolinë sepse parimet janë të qarta. Nuk kam frikë të ju qasem të gjitha temave. Nuk kemi hyrë në procesin e dialogut për një zgjidhje të përkohshme, por për një zgjidhje përfundimtare, që i normalizon përgjithmonë raportet me Serbinë”, ka thënë ai para mediave.

Ai theksoi se me Serbinë janë duke dialoguar si dy shtete të barabarta dhe se tema e asociacionit është temë e mbyllur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb