Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Avdullah Hoti, para qytetarëve në Suharekë, deklaroi se nuk do t’i japin shansin Vetëvendosjes që të udhëheqin.

Hoti tha se në ditën e zgjedhjeve ata kanë dy opsione, “Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e keni opsionin tjetër që janë grupacioni ma heterogjen i mundshëm që nuk përfaqësojnë asgjë nuk e përfaqësojnë shpirtin evropian civilizues të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

“Ne kemi gabuar në fillim të vitit të kaluar i kemi shti edhe në qeveri edhe pas 52 dite u desh me i nxjerr prej qeverisë, sepse filluan të bëjnë dëme për këtë shtet. Ju garantojë që kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione asnjëherë, asnjëherë”, shtoi tutje Hoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: