Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ndërsa ka mbajtur një takim me qindra të rinj nga Malisheva, ka dhënë mesazhe të forta dhe porosi të qarta se kush duhet të votohet në këto zgjedhje.

Sot nga Malisheva, qindra të rinj aderuan në Partinë Demokratike të Kosovë, e kjo u bë e ditur përmes një tubimi në këtë qytet ku prezent ishte edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj dhe kandidatët për deputetë.

Hoxhaj duke shigjetuar Nismën dhe VV, deklaroi se nuk duhet që të mos votohen ata që nuk mund ta kalojnë as pragun, e madje të mos votohen as ata që s’mund ta mbajnë qeverinë as për 50 ditë.
“Mos hidhni votë për ata që s’mund ta kalojnë pragun, e as për ata që i fitojnë do vota po s’mund të rrijnë as 50 ditë në pushtet”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa ka shpalosur planin e rimëkëmbjes në fushën e ekonomisë, drejtësisë e të shëndetësisë, Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së tashmë ka nisur në Malishevë, para përkrahjes së madhe që mori sot nga qindra të pranishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb