TIRANE

Ndarja me babanë e djalit të saj, Michael Tamisier, nuk ka qenë aspak e lehtë për Hueyda El Saied. Madje, për tradhtinë e tij ajo ka rrëfyer edhe në mediat shqiptare. Megjithatë, tani gjithçka ka mbetur pas krahëve. Prej pothuaj 2-vjetësh, Hueyda është në një lidhje të re me një njeri që e çmon atë dhe të birin, i mbron ata të dy, por njëkohësisht bën gjithçka për t’i pasur pranë.

Pasditen e sotme , Hueyda ishte në studion e Rudinës bashkë me djalin e saj, Gabriel. I pari dhe i vetmi njeri i afërt me Hueydën, megjithëse fëmijë, Gabrieli ndjeu se diçka me mamanë e tij nuk shkonte: “Nga situata që u krijua para dy vjetësh, kur qaja, Gabrieli më fshinte lotët dhe më thoshte “mami mos qaj…” Ndofta edhe kjo ka qenë ndër arsyet (veç faktit që është im bir), që na lidhi më tepër bashkë. Ishte ndër njerëzit e parë që ka përjetuar dhimbjen tonë. Mendoni, një fëmijë 2 vjeç që mundet të fshijë lotët…” – tregoi e emocionuar Hueyda.

Ajo periudhë ishte shumë delikate për të dy, por tashmë është hedhur pas krahëve. Siç rrëfen ish-balerina e njohur, tani është një person tjetër në jetën e tyre: “Tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë babi…”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: