MALIQ- Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Maliq si pasojë e një aksidenti. 20-vjeçari Anxhelo Anelli teksa lëvizte me motorin e tij, ka përplasur një këmbësore. Shkak për këtë është bërë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit, duke shkaktuar plagosjen e shtetases me inicialet V.D.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe vete drejtuesi i motorit, 20-vjeçari Anxhelo Anelli.

Dy te aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të gjendjen së tyre të rënduar shëndetësore, do të bëhet transportimi i tyre në spitalin Ushtarak në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(el.sp/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: