Treat Williams, aktori më i njohur për rolin e tij në ”Everwood”, vdiq në një aksident me motor në moshën 71-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmuanga agjenti i tij, Barry McPherson.

”Williams po ngiste motoçikletën e tij në një autostradë të Vermontit kur një makinë i preu rrugën atij teksa po kthehej në Dorset, Vermont”, theksoi shefi i zjarrfikësve.

Williams u dërgua në spital me një helikopter të dërguar nga Ticonderoga, Nju Jork, por nuk mundi të shpëtohej.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006, Williams drejtoi serialin ”Everwood” në rolin e Andy Brown.

Ai fitoi famë në moshën 28-vjeçare në versionin filmik të ”Hair”, duke fituar një nominim për ”Golden Globe” për ”Yllin më të Mirë të Ri”, dhe vazhdoi me ”Prince of the City” dhe ”Smooth Talk”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb