Ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeç kryetari i një njësie bashkiake të Foggia. Ai ishte me profesion mjek dhe ishte  infektuar me COVID-19 pasi kishte vizituar një pacient.

Kryetari i njësisë bashkiake të San Nicandro Garganico (Foggia), Costantino Ciavarella, ishte shtruar në spital që prej datës 26 dhjetor të vitit të kaluar pasi ishte infektuar me koronavirus. Ciavarella vdiq mbrëmë në spitalin Masselli Mascia në San Severo (Foggia).

Ciavarella u zgjodh nga qendra e djathtë në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2018. Me sa dihet, ai u infektua me virusin gjatë një vizite te një pacient i cili më vonë rezultoi pozitiv. Disa ditë më parë u duk se gjendja e tij po përmirësohej, por u përkeqësua shpejt.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb