Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës i cili para dy ditësh u shkrumbua nga flakët, kishte 8 gra dhe 6 burrave. Mësohet se viktimat janë të moshës nga 29 deri në 78 vjeç.

Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë me koronavirus.

Nga viktimat, mësohet se dy prej tyre nuk ishin të shtruar, por kujdeseshin për të sëmurët. Bëhet fjalë për bashkëshorten e një të shtruari dhe vajzën e një gruaje me COVID.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: