Një episod i rrallë në futbollin shqiptar, për më tepër që resgjistrohet në një nga klubet me traditë si Dinamo. Menjëherë pas humbjes me Kastriotin 0-1, që thuajse rrëzon Dinamon në Kategorinë e Parë, autobusi i bluve është larguar nga “Elbasan Arena”.

Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht nga vetë shoferi apo me urdhër të drejtuesve, por një ngjarje aspak e hijshme për një nga klubet më korrektë edhe sa i takon anës organizative.

Trajneri Vanoli doli në konferencë pas ndeshjes duke deklaruar se do ta provonte deri në fund qëndrimin në Superligë, por ka zëra që ai mund të shkarkohet, për të menduar më shumë për sezonin tjetër me të rinjtë në të Parën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb