Zbardhet identiteti i të riut që humbi jetën gjatë natës në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, ku një djalë i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes me makinë.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Festim Hasa.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që i riu do të përcillet sot për në banesën e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb