Një 58-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në bregdetin e Shëngjinit.

Gruaja e identifikuar si Violeta Rroku, sipas policisë ka humbur ndjenjat sapo ka hyrë në det të lahej dhe me gjithë ndihmën e dhënë nuk ka mundur të mbijetojë.

Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat”, Shëngjin, shtetasja V. Rr., 58 vjeçe, banuese në Shëngjin, sapo është futur në det ka humbur ndjenjat.

Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb