Ajdin Mustafi është 28-vjeçari që ra tragjikisht nga ballkoni i hotel “Rogner” në Tiranë, duke ndërruar kështu jetën.

Babai i të riut, në një prononcim për emisionin “Me zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, tregoi se zemra iu nda në dysh ku mësoi lajmin e kobshëm.

Ai tha se ishte u ndje i lehtësuar kur mësoi se djali kishte rënë aksidentalisht dhe nuk ishte shtyrë nga një tjetër person, ndërsa shtoi se arsyeja e vdekjes tragjike ishin kangjellat e ndryshkura dhe të pa vendosura mirë të ballkonit të hotelit.

“Dhimbja ime ishte e madhe. Fatmirësisht thash nuk ishte njeri që e hodhi, por ishte një tjetër dhimbje, një djalë 28 vjeçar që erdhi me pushime në Tiranë dhe të japë jetën nga pakujdesia, atëherë m’u shtua dhimbje më e madhe. Barrierat ishin të pa fiksuara dhe ky ishte shkaku i aksidenti”, tha babai i djalit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb