Forcat RENEA kanë shpëtuar një tjetër persona nga rrënojat në Durrës.

Policia njofton se është nxjerrë e gjallë një 30-vjeçare nga rrënojat e një pallati 6-katësh. Ndërkohë, rreth dy orë më parë RENEA ka nxjerrë të pajetë nga rrënojat vajzën e saj të mitur 8-vjeçare.

Njoftimi i policisë:
Durrës
Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth 2 orë më parë, Renea nxorri edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: