SPANJE– Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i prekur nga një skandal korrupsioni, u rrëzua sot nga Parlamenti, që në të njëjtën kohë i dha votëbesimin socialistit, Pedro Sanchez.

Mocioni i mosbesimit kundër drejtuesit konservator, i cili është në pushtet që prej më shumë se gjashtë vitesh, u miratua me një maxhorancë prej 180 deputetësh nga 350.

Kryeministri spanjoll që prej vitit 2011, Mariano Rajoy pranoi sot dështimin e tij përballë mocionit të mosbesimit nga ana e socialistëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb