Mesfushori kroat, Luka Modriç u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes turpëruese 7-0 ndaj Anglisë.

“Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje pa dyluftime, faulle, agresivitet apo frymë grupi… Jam këtu prej 20 vitesh, por kjo është hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje.

Mund të humbasësh, dikush mund të jetë më i mirë, dhe ata aktualisht janë më të mirë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të hedhësh poshtë reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite, është e papranueshme. Ndihem i turpëruar”, ka deklaruar Luka Modriç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb