Safet Gjici, Mirel Josa dhe të gjithë drejtuesit e Kukësit kërkonin përqendrim maksimal përpara ndeshjes kundër Kastriotit, ajo ishte një ndeshje që mund dhe duhej ta fitonin me çdo kusht, por ja që në fushë, ekipi i Ndreut i bëri një surprizë të hidhur, i shkaktoi një humbje duke i ulur shumë shpejt më këmbë në tokë pas asaj fitoreje me “poker” golash përballë Skënderbeut. Kreu duket sërish larg, 11 pikë janë shumë, ndërsa të parashikosh sezonin e Kukësit tashmë është thjeshtë e pamundur.

Kukesi Kalendari
Kukesi Kalendari

Gjërat sa vijnë e ndërlikohen, nëse sheh kalendarin e verilindorëve, pa frikë mund të vesh duart në kokë, një kalendar asfiksues që nis me Tiranën për të vijuar me pas me Partizanin, Teutën, Laçin dhe Vllaznia, pesë ekipet e para të klasifikimit. Kjo është më shumë se sa një provë force për Kukësin, është një kalendar që mund të ndryshojë shumë balancat në tabelën e klasifikimit dhe mund të zbardh përfundimisht një nga dilemat e këtij sezoni, deri ku mund të shkoj ekipi i Josës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: