Qeveria hungareze kundërshtoi sot vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë (ECJ), që i cilëson kampet e tranzitit kufitar për migrantët në Hungari si burgje të paligjshme.

“Legjislacioni dhe praktika hungareze është në përputhje me ligjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare”, tha ministri i Drejtësisë, Judit Varga .

Varga e konsideron aktvendimin si një provë tjetër se Hungaria po detyrohet të lejojë dhe të pranojë në vend migrantë pa asnjë kontroll.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb