Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 hurma
150 gr kos
3 lgj thekër
1 lç mjaltë
Fruta të thata sipas dëshirës

Fillimisht presim pjesën e sipërme të hurmes si një kapak. Largojmë tulin dhe e vendosim hurmën në një pjatë duke lënë pjesën anësore në 0.5 mm trashësi. Tulin që larguam nga hurma e shtypim me ndihmën e një piruni. Në një tas përziejmë kosin me thekrën, mjaltin dhe purenë e hurmës. Shtojmë dhe frutat e thata sipas dëshirës dhe mbushim hurmën me këtë masë të përgatitur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: