Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta arbitrin e një ndeshje futbolli në Delvinë. Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 30-vjeçari me inicialet A. H., ishte shpallur në kërkim pasi kishte hyrë në fushë gjatë ndeshjes së futbollit dhe ka goditur me sende të forta në kokë arbitrin e ndeshjes, shtetasin me inicialet E.P.

I riu akuzohet akuzohet për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: