Bashkë me trajnerin Panuçi, në konferencë për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, që nesër do të luajë në stadiumin e qytetit të tij të lindjes, Shkodrës dhe si kapiten i ekipit Kombëtar, gjë që e bën tej mase krenar.

Si do t’i përballoni sulmuesit turq?
Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë

Çfarë i mungon kombëtares?
Edhe grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lam me fitore.

Keni folur me Strakoshën?
Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rrijë i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt.

Si është të jesh kapiten në qytetin tënd?
Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb