Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, e ftuar në programin e drekës në News24 ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e dy anijeve energjetike të ankoruara në portin e Vlorës, të njohura si Tigri 1 dhe Tigri 2.

Hysaj tha se këto anije, të cilat kushtojnë rreth 64 milionë euro, vazhdojnë t’u kushtojnë qytetarëve shqiptarë çdo ditë, pa u vënë realisht në funksion.

Ajo e lidh këtë situatë me krizën e energjisë, duke argumentuar se gjatë ndërprerjeve të fundit të energjisë elektrike, përdorimi i këtyre anijeve mund të kishte shmangur problemet që u hasën në disa qytete.

“Këto anije janë një barrë financiare për taksapaguesit shqiptarë, ndërsa qeveria vazhdon të justifikojë mungesën e tyre në prodhimin e energjisë,” u shpreh Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb