SPAK kërkon me 3 vite e 6 muaj burg, për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Gjithashtu, ndaj ish-prokurorit është kërkuar 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Ndërkohë, ky organ ka kërkuar dënim prej 12 vitesh e 7 muajsh burg për personat e tjerë që ishin në proces me ish-prokurorin Hasa.

Pretenca e SPAK:

Sali Hasa 3 vjet e 6 muaj burg (5 vjet heqje e së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike)

Emiljano Mirani 2 vjet 6 muaj burg

Elson Papa 1 vit burg

Napolon Hodaj 2 vjet burg (5 vjet heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike)

Julian Zera 15 muaj burg

Markelian Aliani 3 vjet e 6 muaj burg

Qerim Rucci 2 vjet e 6 muaj burg

Bledar Hajredini 2 vjet burg

Sakaq, kujtojmë se Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh – por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.

Hasa është proceduar edhe për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb