Mes shumë emrave të njohur që i janë bashkuar aksionit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu. Moderatori do të ngjitet në skenën e Teatrit duke iu bashkuar kështu kauzës për mbrojtjen e tij, duke dalë kështu kundër vendimit te qeverisë për shembjen e godinës.


Është pikërisht shkrimtari i shquar shqiptar Mitrush Kuteli ai që do të sjellë Fevziun në skenën e teatrit, duke bërë bashkë gazetarin, artistë dhe personazhe të tjera publike, për të nderuar veprën e tij.


“Duhet t’i rikthehemi figurave gati të harruara, tek të cilat gjejmë gjithmonë çka të mësojmë për vete dhe për ata që do të vijnë. Kuteli i ka këto dimensione. Për nder të kësaj figure intelektuale iluministe, do të organizohet një aktivitet me të ftuar të nderuar që do të flasin dhe interpretojnë pjesë nga krijimtaria e tij. Skena e magjishme e këtij teatri ka parë e dëgjuar shumë në këto vite çmendurie. Kjo skenë sot do flasë me gjuhën e tij. Të ftuarit janë Nasho Jorgaqi, Justina Aliaj, Naun Shundi, Blendi Fevziu, Edmond Budina. Moderatore Raimonda Shundi. Ju ftojmë të jeni pjese e eventit tonë”- lajmëron Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në faqen e saj të ‘Facebook’-ut.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: