Djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher debuton këtë fundjavë për herë të parë në Formula 1.

22-vjeçari do të duhet të mbajë mbi shpinë një barrë dhe krenari të madhe, pasi është djali i një legjende karriera e të cilës u ndërpre për shkak të aksidentit tragjik në ski.

‘’Është motivim dhe krenari. Jam i lumtur që jam këtu; jam i lumtur që kam sjellë përsëri emrin Schumacher në F1.’’- ka thënë Mick.

Pritet të shihet tashmë nëse Mick Schumachet do të ketë talentin, suksesin apo të arrijë të thyejë rekordet e të atit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb