Një i moshuar në situatë rruge është gjetur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës. Pas informacionit nga një qytetar se në mjediset e jashtme të një pallati në lagjen nr.1 të qytetit ndodhej një i panjohur në gjendjen e një endacaku kanë shkuar në vend shërbimet e policisë bashkiake.

U morën masat dhe pas kontrollit mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore u strehua përkohësisht në konviktin e shkollës së mesme. Drejtoresha e konviktit së bashku me personelin vunë në dispozicion akomodimin e qytetarit endacak në një dhomë të veçantë.

Përmes kartës së identitetit, që qytetari e kish me vete mësohet se ai është Ylli Sulejmanasi, 67 vjeç, me origjinë nga Staraveci i Dibrës. Mësohet se 67-vjeçari ka qenë i martuar në Bajkaj të Delvinës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Është baba i dy djemve, ka qenë çoban me bagëti dhe pas divorcit është braktisur nga familja. Në bisedë me të ai tregon jetën e tij dhe falënderon për ndihmën që iu dha në kushtet e të qenit të tij i braktisur dhe në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb