Historia e më se 1000 fëmijëve që u shpëtuan nga kampi nazist i Buhenvaldit ka ardhur në gjuhën shqipe përmes librit “Djali nga blloku 66”. Autorja e botimit e ka ndërtuar librin me rrëfimet e 94-vjeçarit të mbijetuar Moshe Kessler

Historia e një fëmije që priste me padurim të festonte bar mitzvahun e tij por përfundoi në kampet naziste të përqendrimit vjen në gjuhën shqipe përmes librit “Djali nga blloku 66”. Historia e Moshe Kessler dhe 1000 fëmijëve hebrenj është shkruar Limor Regev, e cila ka udhëtuar nga Izraeli për të promovuar librin.

“Moshe Kesler ka kaluar 5 kampe përqendrimi, pasi u mor nga Çekia ku jetonte. Ka qenë në Birkenau, Aushvic derisa u çua në Buhenvald ku e shpëtoi një i burgosur politik çek. Antonin Kalina shpëtoi atë bashkë me fëmijë të tjerë dhe dy fitues të Nobelit, Eli Vizel dhe Imre Kertiz. U shpëtuan nga blloku 66 sepse njerëzit refuzuan të jenë indiferentë”, tha ajo.

Libri bazohet në rrëfimet e Moshes, tashmë 94 vjeçar. Ai tregon mbijetesën dhe po ashtu si Antonin Kalina, i burgosuri çek që shpëtoi fëmijët përdori mënyra të ndryshme për t’i shpëtuar fëmijët nga dhomat e gazit.

“Dolën të gjallë nga blloku 66 sepse Antonin Kalina dhe miqtë e tij gënjyen nazistët duke ju thënë se ka një epidemi tifoje në kamp që ata të mos vinin. Ai i shpëtoi fëmijët se nuk lejoi të dilnin në punë në temperatura mbi -24 gradë, por I mbajti në Baraka. I shpëtoi sepse iu hoqi shenjat dalluese të hebrenjve që të ngatërroheshin me të burgosurit politikë. Kjo është një histori frymëzuese që të mësojmë se çfarë njerëzit mund të bëjnë për njëri-tjetrin.”

Kalina ishte biri i një këpucari dhe këpucar vetë. Aktiviteti u mbajt në ambasadën çeke në Tiranë me praninë e ambasadorit çek dhe asaj izraelite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: