DIBËR- Ndonëse apeli i parë i policisë për drejtuesit e mjeteve është të shmanget konsumimi i alkoolit, një gjë e tillë nuk zbatohet nga të gjithë. Një shofer autobusi në Dibër është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur i dehur në timon.

Në momentin kur është ndalur nga policia, shtetasi Enver Koçi, 49 vjeç, nga Bulqiza, drejtonte autobusin me 30 punëtorë.

Nga testi i alkoolit, ai rezultoi se ishte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l. Sakaq, u konstatua se 49-vjeçari drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u pajisur me leje drejtimi.


Në prangat e policisë ditën e sotme është vënë edhe një shtetas tjetër, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në momentin e ndalimit, është ndaluaka rezultuar se shtetasi Kujtim Gjoni, 50 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte automjetin furgon në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: