Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 10 vite burg. Nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë, i shtetasit Luan Bundo, 64 vjeç.

Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasi Luan Bundo i ka premtuar shtetasit Mensur Prençi, 32 vjeç se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës prej 13 mijë eurosh. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e shtetasit M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

Mensurprenci
Mensurprenci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: