Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ishte i dënuar për drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Franc Toma.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, i cili ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, si bashkëposedues i 12 kg cannabis dhe një arme zjarri, ndalohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Franc Toma, 37 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak. Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: