SHKODER– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar që me 21 dhjetor kryetarit të gjykatës së rrethit gjyqësor në Shkodër Arben Zefi lidhur me mosdërgimin e vendimit të shkurtuar penal të formës së prerë për dënimit e shtetasit Artan Dragani, i cili mban postin e kancelarit të gjykatës së shkallës së parë. Ky vendim sipas ministres duhej të ishte dërguar në zyrën e gjendjes gjyqësore në Tiranë e cila më pas përfundon tek drejtoria e përgjithshme e burgjeve nga ku ekzekutohet pastaj vendimi duke burgosur personin e dënuar.

Por në shkresën e tij, Arben Zefi i është përgjigjur ministres duke i thënë se vendimi për Artan Draganin është në vitin 2012 ndërsa postin si kryetar i gjykatës e ka marrë në fund të 2014-ës dhe nuk ishte në dijeni nëse vendimi për shtetasin Artan Dragani është dërguar apo jo në zyrën e gjendjes gjyqësore duke qenë se e ka nxjerrë urdhrin e brendshme që këto vendime të dërgohen.

Por kush është Artan Dragani që ‘rrezikon’ postin e kreut të gjykatës së Shkodrës Arben Zefi?
Artan Dragani mban postin e kancelarit të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër dhe rezulton te jete dënuar pasi ka aksidentuar për vdekje një grua. Duke qënë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e Artan Draganit, ai rezulton si i padënuar nga gjykatat shqiptare. “BalkanWeb” mëson se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani ndërsa tani ka një ndryshim tek mbiemri në Artan Dragoni.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb