Ratko Mlladiç, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, është shtruar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua në burgun e Holandës.

Sipas raportimeve në mediat serbe, i dënuari për krime lufte ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Ai u dërgua në spitalin e burgut për shkak të dobësisë së përgjithshme, inflamacionit të mushkërive dhe ankesave për zemrën. Ndërsa kontrollet vazhdojnë. Ne u informuam se rezultatet për gjendjen e tij shëndetësore do t’i marrim në një moment tjetër, ndoshta të hënë”,  ka thënë djali i tij, Darko Mlladiç, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: