FUSHE KRUJE- Raportohet për dhunë në burgun e Fushë-Krujës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se një i dënuar është dhunuar në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.

Bëhet fjalë Adriatik Lalën, i cili thuhet se është dhunuar nga policia. Po ashtu mësohet se ai ka hematoma në kokë dhe trup, ndërsa nuk dihet ende se si paraqitet gjendja e tij.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb