Teksa emri i ish-kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi u përmend në dosjen e SPAK, vjen një reagim nga deputeti socialist.

Në një dalje për mediat, Nasufi ka mohuar lidhjet me Ahmetajt dhe përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

“Jam i gatshëm të shkoj në SPAK. Nuk kam lidhje me inceneratorët apo për procedurat për të cilat diskutohet Ahmetaj. Nuk kam kërkuar favore për tenderat. Ç’lidhje kam unë më këtë gjë?! Një urdhëtar i varfër, nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig që të jetë”, tha në fjalën e tij ish-kryebashkiaku Fadil Nasufi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: