Juventusi është përfshirë në një kaos të vërtetë në orët e fundit. 10 drejtuesit më të lartë të “Zonjës së Vjetër” përfshirë dhe presidentin, Andrea Anjeli janë dorëhequr nga detyra e tyre për shkak të kontestimeve e shumta që ka pasur numri 1 i klubit bardhezi nga agjencia “Consob” në lidhje me plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020.

Për këtë arsye personat e përfshirë në hetim kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe të largohen nga klubi.

Së fundmi ka reaguar dhe legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero në mikrofonat e “BeIn Sports”, të cilit i doli emri si president nderi te bardhezinjtë:

Akuzat – “Këto akuza nuk janë për çështjen Ronaldo, por për gjërat që kanë ndodhur gjatë periudhës së pandemisë globale COVID-19. Një shok i vërtetë ishin dorëheqjet e bordit drejtues të Juventusit.”

Rënia nga kategoria – “Kjo nuk i përket aspak skuadrës si çështje, por personave që janë drejtuesit.”

Rikthimi im te Juventusi? – “Është shumë herët për ta thënë. Kam qenë atje për 20 vite, edhe në Serinë B gjithashtu. Lidhja ime me ekipin dhe me tifozët është shumë e madhe. Çdo lajm që lidhet me Juventusin më emocionon dhe më përfshin shumë. Tani jam në pritje, do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë. Jam mik i të gjithëve aty, u lumturova pa masë kur erdhën në Los Anxheles.”, përfundoi Del Piero.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: