Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ka shprehur mbështetjen që Bosnja të bëhet një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mes frikës se pasiguria e shkaktuar nga lufta në Ukrainë mund të nxisë destabilitet në Ballkan.

Kjo vizitë e Sanchez në Sarajevë, vjen pasi përmbylli takimet e tij në Serbi, ku nisi të premten turneun e tij në rajonin e Ballkanit.

Sanchez do të udhëtojë gjithashtu në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

“Gjatë takimeve të mia sot doja të theksoja mbështetjen time për kandidaturën e Bosnje Hercegovinë në BE. Kjo duhet të bëhet me urgjencë”, tha Sanchez në një konferencë shtypi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb