TIRANE- Emisioni i mbrëmshëm “Të Paekspozuarit” gjatë të cilit u fol gjatë për çështjet e nxehta në vend pati përplasje edhe mes deputetit socialist Taulant Balla dhe gazetares Klodiana Lala.
Ndërkohë që moderatori Ylli Rakipi njoftoi hyrjen e saj në transmetim live, Balla e ngacmoi gazetaren duke i drejtuar me fjalën “zemër”.
Debati në studio:
Rakipi: Regjia më lidh me Klodin
Balla: Eee do fusësh prapë atë gocën, paska ikur…
Lala: Jo jo, nuk kam ikur, këtu jam.
Balla: Hë mi zemër…
Lala: Unë nuk jam goce e para, jam zonjë
Balla: Ta bëra kompliment
Lala: Dhe fjalën zemër tërhiqe mbrapsht!
(BalkanWeb)