Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka dhënë një mesazh pak para nisjes së samitit Ballkani Perëndimor-BE, në Slloveni. Von der Leyen e ka cilësuar këtë samit të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa është shprehur se këto vende i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Presidentja e KE.

Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj. Më tej, Kryetarja e Komisionit Evropian ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.

“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, u shpreh Von der Leyen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb