Në listën e publikuar sot me futbollistët e grumbulluar për sfidën miqësore kundër Norvegjisë më 26 mars binte në sy ftesa për herë të parë për futbollistin Bujar Lika.
Po kush është futbollisti i ri i përzgjedhur nga Panucci?
Bujar Lika është 25-vjeç dhe luan në Zvicër me skuadrën e Grasshopper ku është bërë pjesë prej janarit të këtij viti.
Është rritur në akdeminë e Luzernës dhe debutimin si futbollist profesionist e ka bërë me ekipin e dytë të kësaj skuadre në 2010. Pas 3 sezonesh Lika ka kaluar te një tjetër klub në Zvicër, te Ëohlen, ku ka luajtur si me ekipin e parë ashtu edhe me të dytin.
Në fillim të këtij sezoni mesfushori ka luajtur me Schaffhausen në kategorinë e dytë ku ka riregjistruar 12 ndeshje dhe asnjë gol. Prej janarit ai tashmë është pjesë e Super League, ku luan edhe si mbrojtës i djathtë.
(e.k/BalkanWeb)