Brazili, që është vend i goditur rëndë nga koronavirusi, ka nisur vaksinimin, fillimisht të stafit mjekësor. Monica Calazans, infermiere 54-vjeçare në San Paulo, u bë personi i parë që mori vaksinën kineze Sinovac.

Rregullatori shëndetësor në këtë vend, Anvisa, i ka dhënë dritën e gjelbër edhe vaksinës Oxford-AstraZeneca. Me mbi 8.4 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, Brazili është vendi i tretë më i prekur në botë. Brazili ka edhe numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së: mbi 209,000. Autoritetet raportuan 551 viktima të dielën – hera e parë në gjashtë ditë që kjo shifër nuk ka arritur në 1,000.
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili e ka minimizuar pandeminë nga fillimi, po përballet me kritika në rritje për trajtimin e sëmundjes.

Disa protesta anti-qeveritare janë mbajtur javën e kaluar. Si kundërshtar i masave të izolimit, ai ka fajësuar guvernatorët e shteteve dhe kryetarët e bashkive për krizën, duke thënë se qeveria federale i ka siguruar të gjitha burimet e nevojshme për të luftuar virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb