Arrestohet grabitësi i një automjeti në Devoll.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll, pasi dyshohet se në këtë fshat i ka vjedhur shtetasit J. M., 58 vjeç, në mjetin e tij tip “Benz”, dokumentin e identifikimit, lejen e drejtimit dhe të qarkullimit, një portofol dhe një palë çelësa të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: