Ish- ministri i PD, Tritan Shehu i është përgjigjur Ramës për deklaratën e sotme duke thënë se Shëndetësia nuk është filmi horror që ai e paraqiti sot nga Vlora.

Shehu thotë se Rama nuk është kalorësi shpëtimtar i Shëndetësisë dhe pikërisht ka qenë qeveria e tij që e ka frenuar zhvillimin në këtë fushë.

Ai i kujton Ramës se Shqipëria gjithmonë ka pasur mjekë të shkëlqyer, dhe se Shëndetësia nuk rilindi me Rilindjen, por do të rilindë mbas Rilindjes së Ramës.

 

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Rames dikush duhet t’i shpjegoje se shendetesia shqiptare nuk ka qene “film horror” si ai e paraqiti sot, dhe as ai nuk eshte “kaloresi” shpetimtar i saj, perkundrazi!

Rama si Luciferri po e pershkruante sot nga Vlora historine e mjekesise sone me skenat me horror, “hapje barku me pinca, pisllek, vetem infeksione” etj te tilla percaktime, ndersa vehten si “ engjellin shpetimtar”!

Dikush duhet t’i shpjegoje Kryeministrit, qe duket si nje i ardhur nga Marsi per pa kujtesen e tij, se ne Shqiperi ka pasur gjithemone mjeke te shkelqyer, qe kane realizuar shume heret kardiokirurgji e kardiologji bashkekohore, neurokirurgji, ortopedi, kirurgji te pergjitheshme, anestezi e reanimacion, infektologji te niveleve, etj etj.

Ne fakt eshte ai qe ne keto 6-7 vite qeverisje jo vetem e frenoi zhvillimin e shendetesise shqiptare, por e ka katandisur ate te fundit ne Kontinent per “Kujdesin ndaj pacientit”, numrin e mjekeve, financimeve, ndersa disa vite me pare ishim ne pozicione te ndermjetme.

Kryeministri e paska te pamundur te kuptoje se as Bota nuk fillon me ate e as Shendetesia Shqiptare nuk lindi me Rilindjen, perkundrazi do te rilinde perseri mbas Rilindjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb