SHKODËR

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Fabian Vukaj i cili vrau motrën e tij shtetasen Diana Vuka, 58 vjeçe.

Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuar si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit. Vetë autori që mbajti për dy ditë trupin e motrës së vrarë në shtëpi u shfaq i heshtur dhe nuk ka pranuar të flasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb